Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, Golfi përplaset me pjesën anësore të rrugës

Tirana

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, Golfi përplaset me pjesën anësore të rrugës

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 17:22
Foto nga aksidenti

Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit.

Sipas informacioneve, një automjet tip “Volkswagen-Golf 5” me targa B.AU 242 është përplasur me pjesën anësore të rrugës, pasi shoferi ka humbur kontrollin e mjetit.

Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat