Aksident në Tiranë, makina del në trotuar dhe përplas dy këmbësorët, ja gjendja e tyre

Tirana

Aksident në Tiranë, makina del në trotuar dhe përplas dy këmbësorët, ja gjendja e tyre

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Vetëm pak minuta më parë një aksident është regjistruar në zonën e 9-katëshve në Tiranë.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë, mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar duke aksidentuar dy këmbësorë.

Këta të fundit sipas policisë janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:10, tek 9-katshet, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues E. L me mjetin me drejtues A. M. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar, duke aksidentuar 2 këmbësor me iniciale J.D., 22 vjeçe dhe A. M., 20 vjeç, të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat