Dhunuan një person në Tiranë, shpallen në kërkim 3 vëllezërit

Tirana

Dhunuan një person në Tiranë, shpallen në kërkim 3 vëllezërit

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Tre vëllezër janë shpallur në kërkim, pasi ditën e djeshme kanë dhunuar një person.

Sipas njoftimit të policisë, R. A., 31 vjeç, A. A., 28 vjeç dhe E. A., 22 vjeç janë shpallur në kërkim pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. P.. Ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim të shtetasve R. A., 31 vjeç, A. A., 28 vjeç dhe E. A., 22 vjeç (vëllezër), pasi paraditen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. P., i cili ka marrë dëmtime të lehta. Pas marrjes së mjekimit, shtetasi D. P. ka dalë nga spitali“, thuhet në njoftim.

Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat