Aksidenti i rëndë në Tiranë, kush janë 2 vëllezërit dhe kushëriri që humbën jetën

Tirana

Aksidenti i rëndë në Tiranë, kush janë 2 vëllezërit dhe kushëriri që humbën jetën

Më: 5 mars 2021 Në ora: 08:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti tragjik me 3 viktima në Kodër-Kashar në Tiranë. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës përballë ish-Radiostacionit. “Balkanweb” ka siguruar identitetin e shoferit dhe 3 viktimave.

Raportohet se 27-vjeçari Zija Murati, duke drejtuar mjetin me targa rumune, ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes makina është shformuar plotësisht.

Si pasojë e traumës nga aksidenti ndërruan jete ne vend 2 pasagjerët, Ismail Sula 40 vjeç dhe Lulëzim Sula 47 vjeç, banues në Kashar.

Ndërsa pasagjeri tjetër, Dashamir Dema, 39 vjeç ishte me shenja jete dhe u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Lulëzimi dhe Ismaili ishin vëllezër, ndërsa Dashamirin e kishin të afërm, bashkë me shoferin.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Zija Murati ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. I riu i është nënshtruar dhe analizave të gjakut për të parë nëse ka konsumuar alkool.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat