Përndiqte ish-të dashurën, arrestohet i riu në Tiranë, në pranga edhe tre persona të tjerë

Tirana

Përndiqte ish-të dashurën, arrestohet i riu në Tiranë, në pranga edhe tre persona të tjerë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 11:29
Ilustrim

Tre persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është arrestuar një 34-vjeçar me inicialet M.Ll, pasi për një periudhë kohë ka përndjekur ish-të dashurën e tij.

Po ashtu ka rënë në pranga edhe një 30-vjeçar me inicialet A.P., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një thikë,  një sasi me lëndë të dyshuar MDMA dhe një sasi metadon.

Ndërkohë është arrestuar edhe një 30-vjeçar, i akuzuar se ka vjedhur një biçikletë dhe një 59-vjeçar pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Forca e posaçme "Shqiponjat", në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe evidentimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, në rrugën "5 maji", ka konstatuar dhe ndaluar shtetasin A. P. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë (thikë), një sasi me lëndë të dyshuar MDMA,  një sasi me lëndë të dyshuar metadon dhe 2 aparate celular. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 30 vjeç, banues në Tiranë.    

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Xh. P., 30 vjeç, sepse më datë 06.03.2021, në rrugën ‘’Naim Frashëri” ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. B;

M. Ll., 34 vjeç, pasi për një periudhe kohore, ka përndjekur ish të dashurën e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

S. Z., 59 vjeç dhe A. A., 45 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat