Tiranë/ Aksident në bulevardin “Zhan D’ark”, kalimtarja dërgohet me urgjencë në spital

Tirana

Tiranë/ Aksident në bulevardin “Zhan D’ark”, kalimtarja dërgohet me urgjencë në spital

Më: 16 mars 2021 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë.

Automjeti që drejtohej nga shtetasja e identifikuar me inicialet E.A., përplasi një person, i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Mbetet e paqartë si ndodhi aksidenti dhe si është gjendja e saj shëndetësore. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.03.2021, rreth orës 12:20, në bulevardin “Zhan D’ark”, mjeti me drejtuese shtetasen E. A., ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar e cila u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat