Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin, nga 1 korriku rikthehen abonetë e përgjithshme

Tirana

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin, nga 1 korriku rikthehen abonetë e përgjithshme

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:22
Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës rikthen në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik.

Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Pak ditë më parë, burime nga Bashkia e Tiranës thanë se përveç urdhërit për të rikthyer abonetë e përgjithshme në treg, kryebashkiaku Erion Veliaj do të ndëshkojë me heqje të licencës edhe disa nga operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat