Valë arrestimesh në Tiranë/ Vihen në pranga 14 persona orët e fundit

Tirana

Valë arrestimesh në Tiranë/ Vihen në pranga 14 persona orët e fundit

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Tiranës bën me dije se janë arrestuar 14 persona për vepra të ndryshme penale.

Dy të rinj të moshave 19 dhe 23 vjeç u prangosën pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi kanabisi dhe një thikë.Një 32-vjeçar u arrestua pasi theu urdhrin e mbrojtjes duke dhunuar sërish babain e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrotjes, dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij” – njofton policia.

Ndërsa 9 persona u arrestuan pasi drejtonin makinat e tyre në gjendje të dehur ose pa patenta.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:J. H., 27 vjeç, D. N., 38 vjeç dhe B. H., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;  H. K., 54 vjeç, E. Gj., 30 vjeç, B. A., 40 vjeç, R. M., 26 vjeç, M. H., 40 vjeç dhe I. B., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”

Vihen në pranga 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë), si dhe u referuan materialet për shtetasin E. B., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrotjes, dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i urdherit të prokurorit për shtetasin në kërkim G. B., 60 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ndalimi i shtetasi E. I., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” pasi me datë 12.08.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur shtetasin L. K., 24 vjeç dhe i ka marrë me forcë celularin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: J. H., 27 vjeç, D. N., 38 vjeç dhe B. H., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi; H. K., 54 vjeç, E. Gj., 30 vjeç, B. A., 40 vjeç, R. M., 26 vjeç, M. H., 40 vjeç dhe I. B., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat