Përleshja në qendrën tregtare, polici qëllon me armë pas konfliktit me rojen e sigurisë

Tirana

Përleshja në qendrën tregtare, polici qëllon me armë pas konfliktit me rojen e sigurisë

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 09:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një punonjës policie është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka qëlluar me armë, pas një konflikti me një roje security të një qendre tregtare.

Sipas burimeve mësohet se është arrestuar polici Drilon Toksa dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Arbër Toska.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij shtetasit A. T., 29 vjeç.

Ai me datë 21.08.2021, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat