Shpërthim në një pallat në Tiranë

Tirana

Shpërthim në një pallat në Tiranë

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 09:24
Ilustrim

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një pallat në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.

Shpërthimi ka ndodhur në zonën e Alliasit në Tiranë. Një lëndë plasëse e dyshuar për fishekzjarre, ka shpërthyer në shkallët e katit të dytë të një pallati.

Lënda plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit, dhe ka shkaktuar panik te banorët.

Fatmirësisht nga shpërthumi nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat