Në Tiranë sherr me sende të forta dhe armë në mes disa personash, 4 nga ta plagosen

Tirana

Në Tiranë sherr me sende të forta dhe armë në mes disa personash, 4 nga ta plagosen

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 09:13
Foto Ilustrim

Një konflikt me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të shkollës “Çajupi” në Tiranë.

Si pasojë janë dëmtuar 4 persona dyshohet me sende të forta.

Konflikti ka qenë mes disa personave ku dyshohet se njeri ka përdorur dhe armën.

Paraprakisht dyshohet se disa persona janë konfliktuar me sende të forta në afërsi të shkollës, por s’ka lidhje me shkollën.

Sipas dëshmitarëve pohohet se në vendngjarje kanë parë 6 persona me maska e kapuça në kokë që mbanin armë.

Ndërkohë që policia po kontrollon edhe kamerat e sigurisë për të identifikuar personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë, një person është ndaluar dhe po shoqërohet në komisariatin nr.4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat