Ndarja nga jeta e Suat Jegenit, Veliaj: Lajm i trishtë, ishte një nga sportistët që bëri historinë e atletikës shqiptare

Tirana

Ndarja nga jeta e Suat Jegenit, Veliaj: Lajm i trishtë, ishte një nga sportistët që bëri historinë e atletikës shqiptare

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 08:24
Suat Jegeni

Suat Jegeni,  një nga sportistët që ka bërë historinë e atletikës shqiptare dhe pjesëmarrës në shumë maratona të Europës u nda nga jeta një natë më parë.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të sportistit të njohur që na ka përfaqësuar në shumë vende.

“Teksa po përgatisim detajet e fundit të Maratonës së Tiranës, na trishtoi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të Suat Jegenit, një nga sportistët që ka bërë historinë e atletikës shqiptare dhe maratonomak që ka vrapuar në shumë maratona të Europës.

U prehsh në paqe”, shkruan Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat