Tirana e paralizuar nga Maratona, qarkullimi me makinë mision i pamundur në kryeqytet

Tirana

Tirana e paralizuar nga Maratona, qarkullimi me makinë mision i pamundur në kryeqytet

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:17
Tirana

Në Tiranë është krijuar një kaos me trafikun, për shkak të Maratonës që ka nisur që prej orës 7:00 të mëngjesit. Qarkullimi i automjeteve në shumë akse është bllokuar qarkullimi.

Mësohet se nuk lejohet lëvizja e makinave në sheshi "Nënë Tereza’",  "Rruga e Ismail Qemali", "Bulevardi i Ri’", "Rruga e Durrësit" dhe "Rruga e Kavajës".

Si pasoj qarkullimi nga këto akse është devijuar duke bërë që të krijohet një situatë kaotike e trafikut.

Përveç drejtuesve të mjeteve të revoltuar shprehen edhe qytetarët pasi është bllokuar dhe qarkullimi i transportit urban.

Makinat prej më shumë se një orë që qëndrojë në trafik në pritje për të qarkulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat