“Zemër, kam bërë s*ks me djem 16-18 vjeç”/ Ja se si homoseksualët ngacmojnë çunat në Liqenin e Tiranës

Tirana

“Zemër, kam bërë s*ks me djem 16-18 vjeç”/ Ja se si homoseksualët ngacmojnë çunat në Liqenin e Tiranës

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 23:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Një skandal i vërtetë është denoncur sot, ku persona me prirje homoseksuale ngacmojnë në kodrat e liqenit të Tiranës djem të cilët dalin për vrap ose me biçikleta.

Emisioni “Stop” trajtoi këtë shqetësim që kohët e fundit është kthyer në një makth për qytetarët, veçanërisht për ata meshkuj.

Emisioni transmetoi denoncimin e një studenti, i cili është gjetur para situatave të tilla.

Ata nisin bisedën me ndonjë kërkesë për cigare ose çakmak. Pastaj, i ftojnë të shëtisin ose të futen direkt në zonën e pyllëzuar, duke kërkuar seks. Duke qenë një zonë  e frekuentuar, aty kalojnë fëmijë e adoleshentë, të cilët kërcënohen nga akte homoseksuale nga këta të panjohur.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” regjistroi disa biseda, të cilat shkojnë deri në agresion seksual.

“Jam një djalë me vendbanim në Tiranë, student. Si një pjesë e bashkëmoshatarëve të mi edhe unë kam aktivitetet e mia pas punës. Nga puna ka filluar që të dal nga zona e kodrave të liqenit, qoftë për të shëtitur, por edhe me biçikletën time. Më ka bërë përshtypje një dukuri që kam menduar ta trajtoj tek ju në mënyrë që të sensibilizim, por edhe siguri nga ana e institucioneve. Sa herë që dal në pjesën pas Universitetit Politikenik të Tiranës, kam hasur në disa tipa të çuditshëm krejtësisht të panjohur për mua. Këta persona më kanë kërkuar diçka irrituese, më kanë kërkuar seks. Janë të moshave të ndryshme, kryesisht i kam hasur të moshave të mëdha, të cilët dalin papritur në një moment kur ti nuk e mendon, me idenë që po ikën i qetë, duke shijuar natyrën, ata dalin dhe nisin të të ftojnë ose joshin për diçka as që ke ndërmend të bësh. Jam ndjerë i shqetësuar, të mendoni që aty kalojnë fëmijë, të mitur, kalojnë familjarë. Janë tipa të panjohur, të mistershëm. Si mund të ndihet një i mitur apo adoleshent në presionin e këtyre syreve që të gllabërojnë. Ata mund të të rrëmbejnë, mund të të mbyllin gojën, mund të të përdhunojnë, mund të të grabisë. Ku janë strukturat e shtetit? Ku është siguria për qytetarët e Tiranës?”, denoncoi një student.

“Stop” transmetoi një kamera të fshehtë të filmuar nga studenti, i cili është takuar me një nga këta persona teksa po lëvizte me biçikletë. Gjatë bisedës, i panjohuri ka treguar se është i martuar dhe se punon mjek dermatolog në QSUT. Ai pranon që ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijë të mitur.

I panjohuri: Çkemi? Për çfarë ke dalë? Për qejf?

I infiltruari: Xhiro, por paskan ikur dritat.

I panjohuri: Je aktiv, pasiv?

I infiltruari: Si?

I panjohuri: Çfarë bën në seks?

I infiltruari: Nuk e prisja një gjë të tillë.

I panjohuri: Po për qejf dalin njerëzit këtu, pse për çfarë dalin?! Ti ke dalë me biçikletë për dore.

I infiltruari: Po, se nuk ka drita.

I panjohuri: Këtu nga Tirana je? Çfarë bën në seks? Hë ore, sa turp që ke!

I infiltruari: Po pse më kap?

I panjohuri: Pse ore, çfarë ka për të të kapur?

I infiltruari: Jo, jo, jo!

I panjohuri:  Oooo, “Lule mos më prek”..!

I infiltruari: Je i panjohur.

I panjohuri: Të panjohur jemi.

I infiltruari: Po si ma kap dorën kështu?!

I panjohuri: Po se më pëlqen të ta prek dorën, ta shoh një çikë. Është më shumë eksituese, kur nuk njihesh.

I infiltruari: Pse, u eksitove ti?

I panjohuri: Shumë!

I infiltruari: Unë nuk jam i kësaj fushe.

I panjohuri: Po nuk je, do bëhesh. Ecim? Bëjmë një xhiro?

I panjohuri: Je në shkollë? Dukesh i vogël. Unë kam mendimin, se mund të jesh 21-22.

I infiltruari: 21!

I panjohuri: Unë jam mjek në profesion. Jam dermatolog, në QSUT.

I infiltruari: Je i martuar?

I panjohuri: I martuar, pra.

I infiltruari: Sa vjeç je ti ? Ti je aty te 40-ta.

I panjohuri: Fiks!

I infiltruari: Çfarë bën?

I panjohuri: Po të shoh pak lëkurën, kapilarët. Mirë qenke. Të të shoh lëkurën! Të të shoh pak qafën! Mirë je, nuk ke asnjë lloj gjëje. Jemi në syrin e të gjithëve. Bëjmë një xhiro këtej?

I infiltruari: Nuk jam pak i vogël para teje?

I panjohuri: Zemër, ka çuna 16, 17, 18… kam bërë seks dhe mirupafshim. Po ata janë fëmijë, e bëj një herë dhe mirupafshim.

I panjohuri: T’i vëmë edhe vulën mo?

I infiltruari: Çfarë vule?

I panjohuri: Vulën e njomë. Arbri e kam emrin.

I infiltruari: Ej, po si më kap, mor burrë?! Të lutem, të lutem! Të lutem, mos më kap! Se na fute në mes të pyllit tani.

I panjohuri: Këtu je në rrugë kryesore, nuk je në mes të pyllit.

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Gentian Zenelaj, u shpreh se nuk ka asnjë problem për zgjedhjet personale seksuale të njerëzve, por bëri thirrje që të mos dalin dhe të ngacmojnë njerëz apo kalimtarë të rastit.

“Nuk kemi asnjë lloj paragjykimi për zgjedhjen tuaj seksuale, është puna juaj, por të dilni të ngacmoni njerëz, kalimtarë të rastit për mua është vepër penale. Është si të ngacmosh një vajzë minorene që të çon në polici dhe dënohesh”, tha Zenelaj.

Nga ana tjetër, më i ashpër, Saimir Kodra, i cili u shpreh se Bashkia e Tiranës duhet t’i mbledhë këta persona në një vend të caktuar pasi në këtë mënyrë po krijojnë frikë edhe tek fëmijët.

Image

I infiltruari: Ore, se më shtrëngove qafën. Të lutem!

I panjohuri: Hajde!

I infiltruari: Jo, jo nuk vij. Çfarë do më bësh? Do na puthësh mo? Na rrëzove!

I panjohuri: Pse, çfarë janë puthjet?

I infiltruari: Jo, jo, të lutem!

I infiltruari: Po më lëndon! Mos më kap të lutem!  Mos më kap! Si më fut duart kështu?! Mos më puth, të lutem! E shikon, që nuk kam eksitim?

I panjohuri: Do eksitohesh, avash-avash.

I panjohuri: Çfarë dëshire ke?

I infiltruari: Të lutem, se kam shumë siklet.

I panjohuri: Ka gjithmonë një herë  të parë,- tha ai. Paske gjithë këtë k… mo.Pse ikën mbrapsht, mor burrë?

I infiltruari: Të lutem, çfarë do më bësh?

I panjohuri: Asgjë…Një çikë te gusha. Sillu mirë!

I panjohuri: Mos u bëj çun i keq! Sillu mirë!

I infiltruari: Të lutem, mos më zhvish, se po më zhvesh! Se kam siklet.

I panjohuri: Nuk ka siklet fare! Mos ma vër atë dorën ashtu, se po më bezdis!  Mmmm, mos u shtrëngo, lëshohu, rri mirë! Si doktor, po të vizitoj: zemrën, stomakun, apendesitin.

I infiltruari: Po më zhvesh tutat. Po na dëgjojnë të gjithë.

I panjohuri: Shhhh! Më lër të të prek pak!

I infiltruari: Po kur nuk dua, pse më prek?

I panjohuri: Mos bërtit! Më lër të bëj atë, që dua unë! Te veshi, se e shoh që e ke pikë të dobët.

I infiltruari:  Të lutem, se po më zhvesh me pahir!

I panjohuri: Më lër ta prek një çikë!

I infiltruari: Si mund të preket një njeri kështu?

Image

*********

I panjohuri: Ke çakmak? Hajde, do bëjmë muhabet? I fejuar, i martuar?

I infiltruari: Jo, beqar, jemi të vegjël. Po ti?

I panjohuri: I martuar!

I panjohuri: Bëjmë ndonjë gjë bashkë?

I infiltruari: Çfarë do bëjmë?

I panjohuri: Aktiv je?

I infiltruari: Kam pak siklet, me thënë të drejtën, se nuk kam provuar ndonjëherë.

I panjohuri: Po mirë, avash-avash. Shtrihemi në ndonjë vend aty dhe…po dëshiron, mbajmë lidhje sa herë, që të vish në Tiranë.

I infiltruari: Po nuk di unë.

I panjohuri: Do mësosh!

I infiltruari: Po sa vjeç je?

I panjohuri: 48!

I infiltruari: Po unë jam më i vogël nga ti.

I panjohuri: Vetëm ajo punë nuk ka…(moshë)

I infiltruari: Çfarë mund të bëjmë përshembull?

I panjohuri: Puthemi, ia marrim në g*jë njeri-tjetrit, fërkohemi! Ore, seksi atë ka. Oreksi vjen duke ngrënë. Nuk ke pse dridhesh, do kënaqesh sa…

I infiltruari: Çfarë të pëlqen në seks me meshkuj?

I panjohuri: Mua më pëlqen puthja, fërkimi…, edhe në g*jë e marr.

I infiltruari: Po çfarë të tërheq tek unë?

I panjohuri: I lezetshëm, i urtë dhe i edukuar.

I panjohuri: Mos e ki problem! Ja, do shtrihemi aty dhe çfarë të duash ti, bëjmë!

Image

*****

Në një kamerë tjetër të fshehtë një prej të panjohurve tregoi se si ka nisur të kryejë marrëdhënie seksuale me meshkujt.

I infiltruari: Të pashë dy-tri herë, që kalove dhe as na i vare e as nuk na fole.

I panjohuri: Ta bëra kështu “pst pst”. Po ne nuk do flasim me të madhe, o burrë.

I infiltruari: Ti vetë je aktiv, apo pasiv?

I panjohuri: Unë kam më shumë qejf të q… E kam bërë edhe pasivin.

I panjohuri: Si do e lëmë?

I infiltruari: Pimë kafe, si do e lëmë, thotë.

I infiltruari: Del shpesh këtej?

I panjohuri: Ku?

I infiltruari: Këtej nga liqeni?

I panjohuri: Kam qenë mbrëmë.

I infiltruari: S’të pashë dje.

I panjohuri: Të pyeta, se kush po luan (në futboll)

I infiltruari: Ah, ti më pyete?

I panjohuri: Unë të pyeta dhe jo krejt rastësisht të fola sot. Kam pasur një doktor 6 vite.

I infiltruari: Doktor 6 vite?

I panjohuri: Ai ishte kontakti im i parë.

I infiltruari: Ai të mësoi?

I panjohuri: Po!

******

I panjohuri: Sa shkoi ora?

I infiltruari: 20:30!

I panjohuri: Faleminderit! Je i nderuar!

I infiltruari: Si?

I panjohuri: Je i respektuar!

I infiltruari: Rrofsh! Pse, më njeh? Çfarë bën këtej?

I panjohuri: Xhiro. Fare, nuk paska gjë fare.

I infiltruari: Pse, çfarë doje?

I panjohuri: Ishin ca si mosha ime, më të mëdhenj. Ku nuk të pëlqen një gjë, nuk ke se çfarë bën.

I infiltruari: Pse, ty çfarë të pëlqen?

I panjohuri: Më pëlqen një bukurosh si puna jote.

I infiltruari: Sa vjeç je?

I panjohuri: 54!  Po ti?

I infiltruari: 21!

I panjohuri: Je i ri. Nesër ose pasnesër mund të iki.

I infiltruari: Ku?

I panjohuri: Te familja ime në Itali. Jam nga zona e Veriut.

I infiltruari: Pse dole pikërisht te ky vendi këtu?

I panjohuri: Këtu gjen përherë. Këtu jam mësuar, kur vija, këtu gjeja. Ndoshta s’bën asnjë punë.

I infiltruari: Çfarë pune?

I panjohuri: Punë dashurie se s’ka punë tjetër ajo punë!

I infiltruari: Seks, ku?

I panjohuri: Po ku, ku di unë?

I infiltruari: Këtu në liqen?

I panjohuri: Këtu bëjnë të gjithë mor burrë

I infiltruari: Unë s’marr vesh fare nga këto gjërat, kurioz jam.

I panjohuri: Je kurioz me ditë? Seks or burrë sikur ban me mashkullin, ban edhe me femrën. Ça t’i pëlqejë atij tjetrit.

I panjohuri: Ti çfarë bën? Unë të dyja i bëj.

I infiltruari: Po unë kam siklet. Si? Ku ta bëjmë?

I panjohuri: O ka vend këtu, o nuk ka vend në botë. Hajde dalim këtej, se paska shumë njerëz!

I infiltruari: Po tek unë çfarë të pëlqeu?

I panjohuri: Më pëlqeu, se je çun i bukur. Edhe muhabeti më tërheq, edhe shikimi më tërheq.

I infiltruari: Po fëmijët sa vjeç i ke?

I panjohuri: I madhi është 32 vjeç, i vogli 26.

I infiltruari: Ti the Veriu, po ku, Rrëshen?

I panjohuri: Rubik!

I infiltruari: Ke pasur ndonjë eksperiencë me të vegjël?

I panjohuri: Faktikisht të rinjtë më pëlqejnë. Pata marrë një çun të ri një natë në Tiranë. Ai më tha 22 vjeç jam. I pagova 40 mijë lekë, hotelin, e i dhashë 10 mijë lekë, na për kafe, se iku.

I infiltruari: I përmbush ato mendimet e tua, si jam?

I panjohuri: Nuk e di atë punë unë.

I infiltruari: Po qejfi ta ka?

I panjohuri: Qejfi s’ma ka, por b**ha s’ma mban. Është mikrob kjo punë. Po e bërë një herë, ta ka qejfi gjithmonë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat