Gara me makina në Tiranë/ 50 automjete mblidhen në qendër të kryeqytetit

Tirana

Gara me makina në Tiranë/ 50 automjete mblidhen në qendër të kryeqytetit

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Sillu mirë dhe jepi gaz, këto janë rregullat e garuesve të makinave dhe motorrave të grupit Illyrius Motosport. Afërsisht 50 garues nga i gjithë vendi kanë xhiruar gomat në Sheshin Nënë Tereza. Indri Hoxha, thotë se pista të fal emocion dhe adrenalinë, vetëm në këto organizime mund të japësh maksimumin si pasionanti shpejtësisë.

Indri Hoxha: Këtu  është një garë e disiplinës slanom, që përbëhet nga tre kategori të ndryshme e para është 500 racing që është vetëm me Fiat ose apart 500, tjetra është me makinat auto slanom. Që janë makinat pro, pra makinat e garave profesionale dhe makinat sportive ato të thjeshtat të rrugës që janë kategoria amatore.

Gara bëhen vetëm në një pistë profesionale? Shohim të rinj që pikërisht tek ky shesh bëjnë driftig apo dhe gara?

Kjo nuk duhet bërë, pasi nuk ka lidhje me garën këtu me tensionin dhe rivalitetin që t’i ke në këtë pistë. Nëse bën driftong nuk je asgjë tjetër veç një person i keqkulturuar. A ka rregulla ky sport? Po sjellja stike, nëse nuk e ke atë nuk e sportist dhe dil jashtë. ”

Të gjitha këta djem bashkë i bën dëshira që kanë më shpejtësinë, por ndryshe nga garuesit e rrugës këtu nuk rrezikohet jeta e askujt.

Përse garon?

E kam pas pasion që fëmijë kam vite që garoj në pista, plus që këtu je i sigurtë, pasi ke rrugën e duhur me vijëzime dhe të mbyllur ne nuk bëhemi rrezik për palët e treta”.

Pas makinave pista do të lirohet për motorristat. Qëllimi është i njëjtë fiton më i shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat