Tronditet Tirana/ Vriten me armë zjarri dy persona, Policia del me njoftim zyrtar

Tirana

Tronditet Tirana/ Vriten me armë zjarri dy persona, Policia del me njoftim zyrtar

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 20:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që ndodhi pak minuta më parë ku gjetën vdekjen dy persona si pasojë e një atentati.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat