Ambulanca dhe policia në këmbë! Pamjet të reja nga atentati në Tiranë

Tirana

Ambulanca dhe policia në këmbë! Pamjet të reja nga atentati në Tiranë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 21:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazeta Shqip ka siguruar pamjet e para nga atentati në zonën e Astirit në Tiranë, ku pak minuta më parë, janë derdhur breshëri armësh ndaj një makine tip “Audi” të bardhë, ku mbetën të vdekur drejtuesi dhe pasagjeri.

Po ashtu, mësohet se sulmi me armë ka qenë agresiv dhe besohet se janë lëshuar drejt makinës dhjetëra plumba.

Kujtojmë se Erigers Mihasi, 32 vjeç e Armando Dumani, 40 vjeç ishin ulur në një bar kafe në zonën e Astirit, pak para se të ekzekutoheshin.

Mësohet se dy të rinjtë, pasi kanë dalë nga lokali, janë futur në parkingun ku kishin lënë mjetin e llojit “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM” dhe kanë dalë në rrugë kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat