Vrasja në Astir, kamerat e rrugës mund të kenë kapur atentatin

Tirana

Vrasja në Astir, kamerat e rrugës mund të kenë kapur atentatin

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 22:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjate ushtrimit të kontrollit paraprak ne Audin ku u ekzekutuan dy viktimat Mihasi dhe Dumani, nuk është gjendur asnjë armë apo send i paligjshëm brenda në makinë dhe trupin e dy viktimave.

Ndërkohë, vrasja është kryer në prezencë të  kamerave pasi pikërisht në atë vend janë instaluar kamera nga kompania Salillari që po kryen punime për ndërtimin e Unazës së Re.

Më sohet se makina “Audi” është marrë me qira nga Mihasi, cili kishte mbërritur nga Gjermania ditën e djeshme.

Nga ana tjetër policia konfirmon se ka gjetur një makinë të djegur në Thumanë e cila rezulton e vjedhur dhe dyshohet se është përdorur në atentatin në Astir.

"Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur te "2 rrathët" në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se: Grupi hetimor ka bërë identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri: Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç. Ndërkohë në Thumanë është gjetur një automjeti tip "Toyota" duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes. Targat e mjetit të djegur rezultojnë të vjedhura në Tiranë." - bën me dije policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat