Sherr në Elbasan, një i plagosur në gjendje të rëndë/ Transportohet tek Trauma në Tiranë

Tirana

Sherr në Elbasan, një i plagosur në gjendje të rëndë/ Transportohet tek Trauma në Tiranë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 20:53
Policia

Disa persona janë përfshirë në një sherr në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Sipas burimeve ka mbetur i plagosur një i ri i cili është dërguar në  Spitalin e Traumës në Tiranë  dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendngjarjen, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit.

“Më datë 05.12.2021, në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, shtetasi A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti fizik të çastit me një person ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka është dëmtuar në kokë dhe po transportohet për në  Spitalin e Traumës në Tiranë  për ndihmë mjeksore më të specializuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit”, sipas policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifkimin e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat