Banorët e ‘Kodrës së Priftit’ në protestë: Të zbatohet projekti fillestar i Unazës

Tirana

Banorët e ‘Kodrës së Priftit’ në protestë: Të zbatohet projekti fillestar i Unazës

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 13:51
Protestuesi

Banorët e zonës “Kodra e Priftit” në Tiranë kanë dalë në protestë pasi kërkojnë rikthimin e projektit fillestar të ‘Unazës së Madhe’.

Në një prononcim për mediat, banorët janë shprehur se prej vitesh kanë bërë kërkesë për legalizim të shtëpive dhe se  Bashkia u ka garantuar atyre se nuk do të preket asnjë prej banesave.

Banorët e kësaj gjithashtu kanë vendosur për t’ju bashkuar protestave të banorëve të 5 majit, pasi nuk janë njoftuar fare për banesat që do të prishen.

“Nuk po na kthen njeri përgjigjie për procesin e legalizimit. Kam letrën personale, me 26 shkurt vitin e shkuar pas kërkesës për legalizim shkruhet se nuk preket nga asnjë projekt. Edhe bashkia pati thënë të njëjtën gjë. Në radhë të parë, këtë personin që ka firmosur këtu do të shkojë para drejtësisë, nesër do bëj kallëzimin në polici, pse më ka mashtruar? Ne po bëjmë një protestë paqësore, nuk kemi adresuar sharje ndaj askujt, thjesht të kalojnë rrugën sic ka qenë. Nuk japim asgjë, nuk kemi gjë për të shitur dhe po mbrojmë të drejtën tonë.

“Ne na ka shkuar aty ku nuk mban më, do dalim në protestë bashkë me banorët e ‘5 maj’ e do bëjmë cdo gjë për të drejtën tonë. Nuk është respektuar ligji për konsultimin publik, ata nuk janë njoftuar për mënyrën se si një numër i konsiderueshëm banesash do i nënshtrohet prishjes,” thanë banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat