Dy komisionerë evropianë mbërrijnë të enjten në Tiranë, në fokus çështja e emigracionit të paligjshëm

Tirana

Dy komisionerë evropianë mbërrijnë të enjten në Tiranë, në fokus çështja e emigracionit të paligjshëm

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 13:51
Dy komisionerë evropianë në Tiranë

Vizita e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, këtë të enjte në Tiranë do të pasohet nga vizita e dy komisionerëve  kyç të ekzekutivit evropian.

Bëhet fjalë për komisionerin për Drejtësinë, Didier Reynders, i cili do takohet me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe për komisioneren për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, që do të marrë pjesë në forumin ministror BE-Ballkan për drejtësinë dhe punët e brendshme.

Ndërkohë, komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi pritet të prezantojë në të njëjtën datë (3 nëntor) në Berlin propozime konkrete për furnizimin me gaz të rajonit të Ballkanit nga shtete të treta si Egjipti, ashtu si dhe propozime në aspektin e energjive të rinovueshme dhe sigurisë energjitike. Komisioni Europian po konkretizon kështu një angazhim të shtuar për politikën e zgjerimit me rajonin e Ballkanit Perëndimor në kontekstin gjeo-politik të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat