Prezantohen kandidaturat për primaret në Tiranë: Na duhen edhe të majtët për të fituar

Tirana

Prezantohen kandidaturat për primaret në Tiranë: Na duhen edhe të majtët për të fituar

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:38
Kandidatët në primaret e ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Tiranës

Ditën e sotme janë prezantuar 7 kandidaturat e ‘Rithemelimit’ në primaret për bashkinë e Tiranës. Takimi i parë është zhvilluar me banorët e njësisë numër 7 në kryeqytet, para së cilëve, kandidatët kanë shpalosur idetë e tyre për Tiranën nëse do të zgjidhen për të kandiduar përballë Erion Veliajt.

Ish deputeti i PD-së, Gert Bogdani tha se nëse do të zgjidhej në krye të bashkisë së Tiranës do të shtonte hapësirat e gjelbra në kryeqytet dhe do të kujdesej për eleminimin e trafikut në rrugë ku kishte qarkullim të madh të automjeteve.

“Fusha e Aviacionit në njësinë 7, nuk ka një pemë të bëjë hije, një fije bari ku të shkelin kalamajtë. Ajo do jetë një ndër parqet më të gjelbra të Tiranës. Ka hapësirë për qendra rinore, të rinjtë rrijnë kafeve dhe largohen sepse nuk kanë asnjë lloj mundësie tjetër.

Tregu çam në njësinë 10 mund të jetë dhe do jetë një ndër atraksionet turistike të Tiranës. Kështu si është sot, është zallamahi. Trafiku që duket i pashrueshëm në Tiranë mund të zgjidhet. Për shembull, rruga ‘Nuredin Lllagami’ që lidh rrugën e Kavajës me rrugën e Selitës ku gjithmonë ka trafik të rënduar. Është një rrugë që mund të kishte tre ose katër korsi sepse askush nuk e ka vrarë mendjen nëse këta njerëz harxhojnë kohë dhe karburant në trafik.

Këto primare janë për 14 majin. Kur të votoni në 4 dhjetor duhet të mendoni për 14 majin, cili është kandidati që e mund Erion Veliajn që e njeh bazën e strukturës së PD dhe që tërheq qytetarët përtej elektoratit tonë në Tiranë”- u shpreh Bogdani ndër të tjera.

Ndërsa mjeku Ilir Alimehmeti tha ndërsa bëri prezantimin e tij para të pranishmëve, tha se në betejën për të fituar bashkinë e Tiranës nevojiteshin krah tyre edhe qytetarët me bindje të majta.

“Unë vij nga një familje tradicionale e djathtë, pjesëmarrëse aktive e fushatave. Kanë qenë pranë PD-së në çdo hap. Unë afdrohem sërish në një moment të vështirë tonin, ku kemi përballë një regjim që ka gjithçka. Ne me vlera, me punë dhe me dije mund t’u dalim përballë, sepse ata nuk i kanë këto.

Na duhet një antitezë totale dhe duhet të jemi bashkë. Edhe ca të majtë do i bëjmë me vete, e njohim ne Tiranën. Të shkojmë të qetë, pa pasur asnjë konflikt interesi”-tha Alimehmeti.

Kandidatët në primaret e ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Tiranës janë:

Adriana Kalaja

Belind Këlliçi

Enkelejda Fejzo

Fatmir Merkoçi

Gerti Bogdani

Ilir Alimehmeti

Julian Deda

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat