Kryenin grabitje me dhunë në zonën e Liqenit Artificial, arrestohen pas vëzhgimit disa javor dy policë

Tirana

Kryenin grabitje me dhunë në zonën e Liqenit Artificial, arrestohen pas vëzhgimit disa javor dy policë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Muajt e fundit në komisariatin nr. 1 në kryeqytet, ishin rritur rastet e grabitjeve të celularëve apo sendeve me vlere në zonën e Liqenit Artificial, denoncuar nga qytetarë që dilnin për shëtitje.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për Top Channel se nga verifikimet rezultoi se autorë të këtyre grabitjeve ishin 2 policë. Te dyshuarit u mbajtën nën vëzhgim për disa javë dhe mëngjesin e sotëm u vunë në pranga.

Si autor i këtyre ngjarjeve u arrestua polici Patrullës së komisariatit nr1. Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç.

Për rastin është njoftuar dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore e cila po kryen veprimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat