Çfarë po ndodh? 2 lokale në Tiranë shkrumbohen nga flakët, policia zbardh me shpejtësi detajet

Tirana

Çfarë po ndodh? 2 lokale në Tiranë shkrumbohen nga flakët, policia zbardh me shpejtësi detajet

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Lokal ‘Votra’ në zonën e Brrylit në Tiranë është përfshirë nga flakët, e për pasojë është djegur plotësisht.

Zjarri i përmasave të mëdha, arriti të shkrumbojë në pak minuta lokalin, ndërsa flakët janë përhapur edhe në një lokal ngjitur tij.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikëses zjarri është fikur, por dëmet materiale janë të shumta. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe policia po punon për sqarimin e rrethanave.

‘Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat