Elvis Hoxha proteston bashkë me PD-në para ambasadës serbe në Tiranë

Tirana

Elvis Hoxha proteston bashkë me PD-në para ambasadës serbe në Tiranë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 15:35
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha

Forumi Rinor i Partisë Demokratike shqiptare dhe pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri kanë protestuar kundër Serbisë para ambasadës serbe në Tiranë.

Në mesin e protestuesve fjalën e morri edhe funksionari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ku foli për qëllimin e protestimit në dritën e situatës së krijuar me barrikadat në pjesën veriore të Kosovës.

“Besoj se thirrja jonë qytetare është kuptuar njësoj nga njerëzit që e kanë dëgjuar”, ka thënë fillimisht Hoxha. “Ne na nxjerr këtu i njëjti shqetësim: një shtet serb që jeton me motivin e vetëm, nxitjen e luftës dhe destabilizimin e Ballkanit. Ndaj jemi këtu, para Ambasadës së shtetit që mban emrin Serbi. Autori i të gjitha luftërave dhe shkaktari fillimor i të gjitha masakrave dhe viktimave, Serbia”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat