Operacioni ‘Fijet’/ Kush janë të ‘fortët’ që iu hoqën 155 kamera sigurie në Tiranë

Tirana

Operacioni ‘Fijet’/ Kush janë të ‘fortët’ që iu hoqën 155 kamera sigurie në Tiranë

Më: 31 janar 2023 Në ora: 15:08
Operacioni ‘Fijet’

155 kamera të sigurisë janë çmontuar në Tiranë ndërsa 37 persona janë vënë nën hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Kamerat ishin të vendosura në disa zona të kryeqytetit. Në rrugët që janë gjetur më shumë kamera janë ‘5-Maji’, ‘Qemal Stafa’, ‘Irfan Tomini’, Myslym Keta’, bulevardi ‘Bajram Curri’ dhe ‘Rruga e Dibrës”.

Operacioni për heqjen e kamerave është shtrirë këtë të martë në zonën e e Astirit dhe në rrugën pranë zonës rezidenciale Lundër dhe Farkë. Policia ka hequr disa kamera edhe në Kamëz.

Qëllimi kryesor i vendosjes së tyre ka qenë sigurimi i informacionit për qëllime kriminale, monitorimin e lëvizjeve të Policisë dhe grupeve rivale. Një pjesë e kamerave që janë vendosur në kundërshtim me ligjin kanë qenë dhe në ambiente biznesi dhe shtëpi private.

Policia ka vënë nën hetim në kryeqytet edhe disa persona të cilët rezultojnë me precednetë penalë të mëparshëm, si Gjergj Cukali, Denis Dervishi, Ervis Murati, Bledar Musaj, Elidon Kotorri, Boiken Spahiu e Ilir Oshafi.

Operacioni ‘Fijet’ ka nisur që prej datës 14 Janar dhe deri më tani janë çmontuar 349 kamera sigurie në të gjithë vendin. Aksioni nisi fillimisht në Shkodër, ku kamerat ishin vendosur dhe përballë komisariatit të Policisë së këtij qyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat