Aksident në Tiranë/ 23-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Tirana

Aksident në Tiranë/ 23-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Një femër ende e paidentifikuar ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik në Tiranë.

Shtetasja u godit në bulevardin Zhan D’Ark nga një automjet që drejtohej nga një 23-vjeçar.

Fillimisht ajo u dërgua me urgjencë në spital por nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë disa orë më vonë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat