Kaloi me të kuqe dhe përplasi për vdekje një grua, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Tirana

Kaloi me të kuqe dhe përplasi për vdekje një grua, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

21-vjeçari Marjol Aliko, i cili ditën e djeshme në Tiranë aksidentoi për vdekje një grua 76-vjeçare është arrestuar.

Gruaja e moshuar mësohet se ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa autori i ngjarjes, Marjol Aliko është futur me semafor të kuq dhe e ka përplasur.

Pas përplasjes i riu është larguar nga vendi ngjarjes dhe vetëm pak orë pas ngjarjes, policia ka identifikuar dhe arrestuar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në bulevardin “Zhan D’Ark” të kryeqytetit. Fillimisht 76-vjeçarja mori plagë të rënda por humbi jetën në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat