Mbi 10 familje në Tiranë pa energji elektrike, banorët: Kanë ikur dritat që të shtunën mbrëma

Tirana

Mbi 10 familje në Tiranë pa energji elektrike, banorët: Kanë ikur dritat që të shtunën mbrëma

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Mbi 10 familje në afërsi të “Shkollës së Baletit” në kryeqytet nuk kanë në banesat e tyre energji elektrike.

Në një denoncim të bërë për median, banorët thonë se kanë që prej mbrëmjes të së shtunës që nuk kanë energji elektrike.

Ata u shprehën se kanë tentuar të lidhin një urë komunikimi me autoritetet përkatëse, por deri më tani problematika e tyre nuk është zgjidhur.

Banorët, shprehen të indinjuar për këtë situatë pasi thonë se në këto familje, jetojnë të moshuar dhe fëmijë dhe energjia elektrike, në këto ditë të ftohta dimri është emergjente për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat