Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 40-vjeçari

Tirana

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 40-vjeçari

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 09:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 40-vjeçar është vënë në pranga, pasi gjatë kontrollit iu gjet armë zjarri, të cilën e mbante me vete.

Autori me inciale M. Ç., banues në Holandë, u kap duke lëvizur në rrugën “Lord Bajron” në Tiranë.

Policia ka sekuestruar pistoletën me krehër dhe municion luftarak, si dhe disa mjete të ndryshme. identifikimi.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Chief”.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chief”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Lord Bajron”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin M. Ç., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur deh sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, si dhe disa mjete të ndryshme identifikimi.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 40 vjeç, banues në Holandë, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat