“Nuk me intereson PD-ja zyrtare”, Këlliçi: Ja sa do t’i kushtojë buxhetit të Bashkisë transporti publik falas

Tirana

“Nuk me intereson PD-ja zyrtare”, Këlliçi: Ja sa do t’i kushtojë buxhetit të Bashkisë transporti publik falas

Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:38
Belind Këlliçi

Kandidati i grupit të “Foltores” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka qenë i ftuar në studion e “Newsline me Viol Xhafaj”, ku ka folur për situatën aktuale të PD se Alibeajt, por edhe për premtimin e madh të tij për transport publik falas.

Në lidhje me situatën e PD se drejtuar nga Alibeaj, Këlliçi u shpreh se nuk e di fare se çfarë po ndodh me të dhe se as nuk i intereson.

“Nuk e di fare. Me interesojnë qytetarët. Nuk kam koment. Çështje pa interes për qytetarët e Tiranës.

Fakti që e kuptojnë dhe largohen, tregon që është artificë. Një vulë e mbetur në xhep kaq” u shpreh ai.

Në lidhje me regjistrimin si kandidat i PL, ai kundërshtoi duke thënë se ai regjistrohet si kandidat i PD, një nga partitë që formon koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Ndërkohë në lidhje me premtimin e tij për transport publik falas, Këlliçi tha se ky është një premtim real dhe se i ka bërë të gjitha llogaritë për këtë, duke dalë në përfundimin se realizimi i këtij premtimi do t’i kushtojë Bashkisë së Tiranës vetëm 6.8% të buxhetit.

“Paratë janë aty. Në buxhetin e Bashkisë së Tiranës. Është një buxhet i mjaftueshëm për problematikat që ka qytetit. Buxheti 240 milion euro, duke diskutuar me ekspertë të këtyre fushave, bazuar nga të dhënat që marr, një transport publik përdoret nga 200 mijë banorë dhe priten rreth 140 mijë bileta në ditë. 140 mijë bileta nga 40 lekë, kushtojnë 1.5 milion euro në muaj, 18 milion euro në vit, që i bie rreth 6.5% e buxhetit.

Unë gjykoj, diskutimi duhet të bëhet a shërben kjo nismë. Unë mendoj se kjo i shërben qytetit.

Një qytetar që banon në Laprakë, që punon në Sauk apo zonë tjetër, do ti duhet të marrë dy linja urbani në ditë vetëm në një rrugë, dhe mesatarisht i bie të harxhojë 43 mijë lekë në muaj. Ti kursesh një qytetari 43 mijë lekë është një ndihmë shumë e madhe duke parë rrogat.

Fondet janë, puna është si do përdoren” u shpreh Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat