Qarkullonte me armë në makinë, në pranga 23-vjeçari në Tiranë

Tirana

Qarkullonte me armë në makinë, në pranga 23-vjeçari në Tiranë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Një 23 vjeçar është vënën në pranga pasi qarkullonte me armë në makinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kishin informacion se M. H., banues në Tiranë, qarkullonte i armatosur në Selitë. Policia e ka ndaluar automjetin të cilin drejtonte 23 vjeçari dhe gjatë kontrollit, iu gjet arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Këto materiale sipas policisë, i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Mesnata”. Qarkullonte me automjet, i armatosur, vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.  Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë. Në Selitë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. H., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat