Horrori në Tiranë/ Si u dhunua e reja nga partneri, shokët e ndihmuan

Tirana

Horrori në Tiranë/ Si u dhunua e reja nga partneri, shokët e ndihmuan

Më: 17 prill 2023 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Nga Spitali i Traumës rrëfehet 28-vjeçarja e cila u dhunua nga partneri i saj duke e mbajtur për një javë të mbyllur dhe rrahur.

E reja ka folur për News24 duke treguar detaje të tmerrshme nga dhuna e përjetuar prej një javë deri te denoncimi i bashkëjetuesit Gleard Gusholli, 31 vjeç.

“Glearti me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga i pestë nga dhuna”, ka thënë e reja.

Avokati mbrojtës i saj Enea Cenko ka kërkuar mbrojtje për klienten e tij. “Drejtësia të flasë për rastin, kërkojmë mbrojtje dhe siguri për jetën e vajzës”, ka deklaruar Cenko.

31-vjeçari Gusholli mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht një javë me radhë bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare. Ishte ndërhyrja e policisë ajo që parandaloi një tjetër viktimë të mundshme.

Gjithashtu, në banesë hetuesit gjetën  edhe mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike dhe mbetje të kokainës, çka ngre dyshime se në momentin e kryerjes së krimit, 31-vjeçari i cili nuk ka dhënë shpjegime për motivet ka qenë nën efektin e drogës.

Në pranga

Gleard Gusholli,        31 vjeç, bashkëjetuesi i vajzës se dhunuar

Besmir Nurçellari,      36 vjeç, nuk kallëzoi krimin dhe fshehu provat
Arjan Sheta,            41 vjeç, nuk kallëzoi krimin dhe fshehu provat
Bledi Kateshi,          27 vjeç, largoi Gushollin nga vendi i ngjarjes
Erlind Kateshi,         42 vjeç, largoi Gushollin nga vendi i ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat