Vodhën kasafortën në një kompani private në Tiranë, 2 në pranga dhe një në kërkim

Tirana

Vodhën kasafortën në një kompani private në Tiranë, 2 në pranga dhe një në kërkim

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër është shpallur  në kërkim pasi akuzohen për vjedhjen e një kasaforte në një biznes privat.

Në kuadër të operacionit të koduar Liqeni është bërë i mundur ndalimi i dy të rinjve,. 19 dhe 24 vjeç dhe është shpallur në kërkim një 53 vjeçar. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur kasafortën, dy njësi qendrore dhe një aparat celular, në një subjekt privat.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2023, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore. Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete (çekiç, levë) me të cilat autorët e dyshuar kanë realizuar vjedhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat