Përgjaket Tiranë-Durrës, ‘BMW’-ja humb kontrollin, vdes i riu, plagosen dy të tjerë

Tirana

Përgjaket Tiranë-Durrës, ‘BMW’-ja humb kontrollin, vdes i riu, plagosen dy të tjerë

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Përgjaket aksi Tiranë-Durrës, pasi një i ri ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Mësohet se në rrugën dytësore, automjeti tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat