Mbi 8 mijë gjoba në një javë në Tiranë, ndëshkohen drejtuesit e parregullt

Tirana

Mbi 8 mijë gjoba në një javë në Tiranë, ndëshkohen drejtuesit e parregullt

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Gjatë një jave janë arrestuar dhe ndjekur penalisht 24 persona për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas janë vendosur 8750 gjoba, mes tyre 120 për xhama të errësuar, 278 për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Janë ndëshkuar gjobë  702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

222 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

2191 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 210 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë vendosur 252 masa administrative, për parakalime të gabuara si dhe janë bllokuar 19 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat