Denoncimi i rrallë/ Katër vite pasi lindi: Mbaj mend që linda binjakë, më dhanë vetëm një

Tirana

Denoncimi i rrallë/ Katër vite pasi lindi: Mbaj mend që linda binjakë, më dhanë vetëm një

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 19:48
Tiranë

Prokuroria e Tiranës vendosi mos fillimin e hetimeve mbi denoncimin e një gruaje e cila pretendoi se kishte sjellë në jetë dy fëmijë, por në krahë i dhanë vetëm vajzën.

Enkela Hodo u paraqit në polici katër vjet pasi u bë nënë, dhe duke u bazuar në kujtesën e saj kërkoi hetime bazuar në kujtesë sepse sipas saj ajo kishte dëgjuar edhe të qarat e një foshnje tjetër.

Prokurori i çështjes thotë se qëndrimi i nënës është i pambështetur në një akt mjekësor ndaj dhe çështja mbyllet.

44-vjeçarja e ka kundërshtuar këtë vendim këtu në gjykatën penale dhe beson se ka vend për hetime dhe se trupa gjyqësore duhet të urdhërojë akuzën për të kryer veprime shtesë.

Por në fashikull rezulton se akuza ka marrë në pyetje edhe bashkëshortin e denoncueses, i cili sqaron se mbasi kishin bërë eko në 2019, ata nuk ishin sqaruar se sa fëmijë po prisnin. “Gjashtë muajt e fundit ime shoqe këmbëngul se ajo kishte binjakë”, dëshmon burri.

Prokuroria replikon duke u shprehur se kur nëna doli nga spitali gjinekologjik, asaj ju dha fletë dalja dhe aty nuk ka patur asnjë pretendim. Prokuroria thuhet më tej në vendim është një strukturë që kryen hetimet mbi fakte të ndodhura dhe jo mbi fakte të dyshuara se kanë ndodhur.

Për këtë çështje është hedhur shorti dhe i ka rënë gjyqtares Ardiana Berës, e cila mbasi do ta shqyrtojë do shprehet nëse ka vend për hetime të mëtejshme, apo nëse çështja duhet mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat