Nis sot mandatin e tretë, Erion Veliaj betohet si kryetar i bashkisë: Nuk është vetëm e shqiptarëve, Tirana është e të gjithëve

Tirana

Nis sot mandatin e tretë, Erion Veliaj betohet si kryetar i bashkisë: Nuk është vetëm e shqiptarëve, Tirana është e të gjithëve

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 18:21
Erion Veliaj

Erion Veliaj betohet si kryetar i bashkisë së Tiranës.

Betimin Veliaj po e zhvillon në tarracën e Bashkisë së Tiranës, vend ku janë zhvilluar edhe të tjera evenimente.

Kujtojmë se ky është mandati i tretë i Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, pas zgjedhjes së tij për herë të parë në vitin 2015, ku përballë kishte kandidatin e opozitës, Halim Kosova.

Ndërsa në zgjedhjet e 14 majit, Veliaj kishte përballë disa kandidatë, ku kundërshtari më i fortë ishte kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, të cilin e mundi me një diferencë të thellë votash.

“Tirana sot nuk është shtëpia vetëm e shqiptarëve. Nga tani e tutje duhet të flasim nga një Tiranë që në dallim nga koha kur ne rriteshin, sot nuk hyn e del dot nga Tirana pa parë grupime turistësh. Dua që Tirana të jetë e të gjithëve”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat