Shpërndanin kokainë në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

Tirana

Shpërndanin kokainë në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 10:43
Policia

Dy persona kanë rënë në pranga për shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia e Tiranës në një njoftim zyrtar bëri me dije se në ‘Rrugën e Elbasanit’ u lokalizua automjeti tip ‘Audi’ me drejtues shtetasin D. Sh dhe gjatë kontrolli iu gjetën një sasi kokaine.

Ndërsa gjatë kontrollit në një servis në pronësi të nga 46-vjeçari, në Mullet, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin tip “Porsche” me drejtues shtetasin A. H., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën kanabis.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. H. dhe D. Sh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza dhe i shisnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

NJOFTIMI:

Tiranë/Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në doza, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se shtetas të ndryshëm shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tyre.

Si rezultat i kontrolleve u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. H., 18 vjeç, dhe D. Sh., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Rrugën e Elbasanit, kanë lokalizuar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin D. Sh., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në një servis në posedim nga 46-vjeçari, në Mullet, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin tip “Porsche” me drejtues shtetasin A. H., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan gjithashtu në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. H. dhe D. Sh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza dhe i shisnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat