Arrestohen 6 persona në Tiranë

Tirana

Arrestohen 6 persona në Tiranë

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme, nga shkelja e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, drejtimi i mjetit në efektin e lëndëve psikotrope, deri te aksidentimi i një personi.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasen 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin 57 vjeç, banues në Bubq, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin 72 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– 40-vjeçarin, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Lura”, Laknas, duke drejtuar në gjëndje të dehur, automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me portën e një banesë private. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– 25-vjeçarin, banues në Shkozë, pasi te Liqeni i Farkës, u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në efektin e lëndëve psikotrope;

– 23-vjeçarin, banues në Fier, pasi në rrugën “Liman Kapa”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Audi”;

– 36-vjeçarin, banues në Tiranë, pasi te sheshi “Nënë Tereza”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motomjetin./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat