Aksident në Tiranë, plagosen dy vëllezër

Tirana

Aksident në Tiranë, plagosen dy vëllezër

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme një aksident rrugor me pasojë dy të lënduar ka ndodhur në afërsi të Teg-ut në kryeqytet. Sipas të dhënave, një automjet ka përplasur një motomjet. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

“Më datë 03.07.2023, në afërsi të Teg-ut, automjeti me drejtues shtetasin F. H., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. J., 26 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat