Iu gjetën silenciator dhe tre fishekë, vihen në pranga dy persona

Tirana

Iu gjetën silenciator dhe tre fishekë, vihen në pranga dy persona

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën me një send të dyshuar silenciator dhe tre fishekë në automjet.

Në pranga është vënë shtetasi me iniciale P.T 31-vjeç nga Pezë Helmës i cili ishte drejtuesi i automjetit dhe shtetasin D. H 45 vjeç nga Librazhdi i cili ishte pasagjer. Kur policia i ka ndaluar për të kontrolluar automjetin, ata kanë hedhur një silenciator dhe tre fishekë.

Në Krujë një i mitur është vënë në pranga pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri (përforcues grushti).

Gjithashtu janë arrestuar dy të rinj, një 18-vjeçar dhe një 26 vjeçar. 18-vjeçari me iniciale G.K u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ndërsa 26-vjeçari me iniciale E.S është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat