Bashkia Tiranë vlerësohet për menaxhimin e qenve endacakë

Tirana

Bashkia Tiranë vlerësohet për menaxhimin e qenve endacakë

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Kujdesi dhe menaxhimi i qenve endacakë nga Bashkia e Tiranës është vlerësuar nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve (WOAH).

Gjatë konferencës rajonale të mbajtur në Zagreb të Kroacisë, mes 11 shteteve pjesmarrëse ishte edhe Shqipëria.  Një ndër temat e këtij viti ishte edhe menaxhimi i popullatës së qenve endacakë, ndaj vendi u përfaqësua me modelin e suksesit të Bashkisë Tiranë në këtë fushë.

Veterinerët e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, drejtori në varësi të Bashkisë Tiranë, të cilët  kryejnë prej vitesh procesin e strerilizimit, vaksinimit dhe matrikullimit të katërputroshëve të qytetit prezantuan punën e bërë.

“Prej muajit Maj 2023 procesi i nisur prej vitesh është finalizuar me hapjen e strehëzës së parë publike në Tiranë, e cila ka një kapacitet hotelerie prej 1 mijë qenushësh. Aktualisht po vijohet paralel si me sterilizimet dhe adoptimet”, u shpreh gjatë prezantimit Kostandin Puleri, Përgjegjës i Sektorit Veterinar.

Drejtori ekzekutiv i WOAH-së, Paolo Dalla Villa, komplimentoi modelin e ndjekur nga Tirana, por vlersimin maksimal prej tij dhe profesorëve të tjerë të organizatës botërore, e morën fushatat edukuese dhe ndërgjegjësuese mbi mos braktisjen e katërputroshëve, të cilat AMK i zhvillon here pas here. 

Strehëza Veterinare, e cila ndodhet në Tufinë është e pajisur me pajisjet më të fundit laboratorike, të cilat ndihmojnë edhe në evidentimin e zoonozave, në shërbim të komunitetit.

Strehëza është e hapur për vullnetarët, fëmijët dhe çdo student veterinarie, interesi i të cilëve ka qenë i lartë gjatë këtyre muajve, duke u kujdesur nga afër për qenushët çdo të mërkurë dhe të premte të javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat