I nxehti përvëlues në Tiranë, qytetarët përdorin shatërvanët dhe stacionet freskuese

Tirana

I nxehti përvëlues në Tiranë, qytetarët përdorin shatërvanët dhe stacionet freskuese

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Temperaturat në vendin tonë kanë i kanë kaluar 40 gradët ditëve të fundit.

Shumë qytetarë kanë preferuar të mbrohen disi nga dielli me syze, çadra, kapele por edhe të freskohen në shatërvanët që ndodhen në sheshin “Skënderbej”. Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga LSA, shumë qytetarë i drejtohen stacioneve freskuese për tu çliruar nga i nxehti përvëlues.

Sipas meterologes Lajda Porja, vala e të nxehtit afrikan pritet të zgjasë për të paktën 3 javë në të gjithë vendin tonë.

Ndërsa ka prekur edhe vende si Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut me temperatura 45 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat