“Rama është një kryeministër në hall”, zëdhënësja e PD-së për Kullën në Tiranë: Padia jonë në SPAK për korrupsionin, ja personat e dyshuar

Tirana

“Rama është një kryeministër në hall”, zëdhënësja e PD-së për Kullën në Tiranë: Padia jonë në SPAK për korrupsionin, ja personat e dyshuar

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:59
Mirela Karabina, zëdhënësja e Partisë Demokratike

Mirela Karabina, zëdhënësja e Partisë Demokratike ka folur sot në News24 për një sërë çështjesh të aktualitetit duke u fokusuar te padia e kësaj force në SPAK për ndërtimin e një kulle në qendër të kryeqytetit.

Karabina deklaroi se PD e ka në axhendën e saj politike betejën me korrupsionin dhe se jo pa qëllim ka ndjekur procedurën ligjore dhe i është drejtuar një institucionet për të hetuar të gjithë personat e përfshirë, që nga leja, si është financuar, cila është kompania, cilat janë të ardhurat e kompanisë, funksionarët që dyshohet se janë përfshirë në korrupsion pasiv në procedurat për ndërtimin e kullës.

“Sigurisht është një plagë dhe është zbuluar jo vetëm nga SPAK, por edhe nga institucione ndërkombëtare. PD betejën kundër korrupsionit ka kohë që e ka filluar, kemi rastin dhe të inceneratorëve. Ne nuk mund të ecim përpara kurrsesi në qoftë se nuk do luftojmë korrupsionin. Në 2020 kemi raportin e BB e cila vëren një rritje të lehtë të ekonomisë shqiptare, por që nuk është për qytetarët, pasi është një ekonomi oligarkike sepse lidhet me ndërtimet.

Pra nuk është rritur mirëqenia e qytetarëve shqiptarë, por është e lidhur me ndërtimet. Kemi një qëndrim në lidhje me programin e IPARD. Të gjitha këto tregojnë për një gjendje të rëndë të një korrupsioni galopant që ka mbërthyer qeverisjen dhe shtetin që nuk lejojnë të ecim përpara.

SPAK po çon para drejtësisë njerëzit më të fuqishëm të këtij vendi. Çdo gjë që ka ndodhur këtu ka funksionuar në këtë formë, i lidhur me korrupsionin dhe krimin që ka mbërthyer këtë qeverisje. Kemi një oligarki, politike, ekonomike e mediatike e cila ka vepruar e gjitha së bashku. Me hetimet e SPAK po del në pah si ka funksionuar, ndaj jemi në këtë nivel në raportet ndërkombëtare si vend i pasigurt për investime. Jo pa qëllim PD-ja ka ndjekur procedurën ligjore dhe i është drejtuar një institucionet për të hetuar të gjithë ata persona që janë të përfshirë, që nga leja, si është financuar, cila është kompania, cilat janë të ardhurat e kompanisë, sigurisht të gjithë ata funksionarë për korrupsion pasiv që dyshohet se janë përfshirë në procedurat për ndërtimin e kullës. Janë me emra. Është zoti Veliaj, është z. Rama, z. Shtufi, kompaninë Nova Constrution”, deklaroi Karabina.

Ajo tha se kjo çështje përbën interes të madh publik, teksa referuar qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, tha se ai është në hall dhe në një pikë delikate të karrierës së tij politike.

“Z. Basha e ka deklaruar kohë përpara, ka folur për leje që po leje që po jepen menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit. Mos harroni dhe kushtet ku ka qenë PD-ja. Në qoftë se do kishte shkuar çdo gjë në kushte normale, do kishte shkuar më parë në SPAK. Kryeministri duhet të japë përgjigje, cila është kjo politikë që shemb çdo histori të këtij qyteti, nuk kemi nevojë për hartime.

Po të shikojmë si ka vepruar kryeministri sigurisht që nuk i bën përshtypje.

Ky është një kryeministër në hall në fakt. Ai është në një moment delikat të karrierës së tij politike. Nga njëra anë kemi hetimet e SPAK për njerëzit e tij të afërt. Kjo është qeverisja që ka ndërtuar Edi Rama. Për këtë ai nuk duhet të bëjë më fjalime dhe të shkojë para drejtësisë. Ai ka një çështje të hapur në SHBA, ky kryeministri i Shqipërisë del si financues apo korrupton një zyrtar të FBI-së për të ndaluar pluralizmin politik në Shqipëri”, tha zëdhënësja e PD.

Sipas saj, kryebashkiaku i Tiranës është thirrur nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

“Unë shpresoj që të gjithë ata që kanë guxuar të shpërdorojnë besimin tonë të shkojnë në dyert e drejtësisë. Kam dëgjuar që kryetari i bashkisë është thirrur në SPAK dhe kjo nuk është pasqyruar. Në fakt kjo ka interes publik. Të gjithë jemi të interesuar, qytetarët janë të interesuar që të japin llogari të gjithë ata që kanë pasur në dorë fatet tona. Unë shpresoj që kjo kohë gradualisht të mbarojë. Është i sigurt në burim, z. Veliaj ka qenë 4 orë në SPAK. Është thirrur për inceneratorin e Tiranës. Z. Rama duhet të japë llogari për ato çfarë kanë ndodhur. Rama kërkon te mbulojë të vërtetën”, tha Karabina.

Ajo u ndal dhe tej te riorganizimi i PD, duke e cilësuar zgjedhjen e kryetarit emergjëncë dhe foli për ato që priten nga Kuvendi i 2 shtatorit.

“PD është në periudhën e riorganizimit të saj. Ngjarje e rëndësishme ishin zgjedhjet për kryetar. Pati një rifreskim e riaktivizim të strukturave. Ato kanë qenë në pritje. Ajo që është e shëndetshme është ajo që do të vijë nga lart. Absolutisht duhej zgjedhur kryetari pasi PD-ja është në emergjencë. Menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit, 114 mijë vota të qytetarëve që besuan te PD-ja janë detyrim. Është emergjencë, po sepse pa kryetar nuk mund të ecë një bashkim vullnetar njerëzish. 29 korriku ka qenë një ngjarje shumë e mirë për demokratët. Ka një statut sipas të cilit, kush shkon në një formacion tjetër politik nuk është më një anëtar. Kështu që automatikisht nga Këshilli Kombëtar ata që kanë ikur në një formacion tjetër nuk janë më pjesë. Kuvendi i 2 shtatorit do të bëjë ndryshimet statutore dhe do përcaktojë axhendën politike të PD-së. Në fillimin e sesionit të ri parlamentar, PD do të kërkojë dhe dy komisione hetimore në lidhje me fondet e IPARD dhe tjetra është për investitorët strategjikë, cilët janë ata dhe sa kanë përfituar. Kjo është në vijën e asaj që PD-ja do vijojë të shkallmojë atë plagë të rëndë që s’po na lë të ecim përpara që është korrupsioni”, tha karabina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat