Me pistoletë në brez në mes të Tiranës, arrestohet i “forti”

Tirana

Me pistoletë në brez në mes të Tiranës, arrestohet i “forti”

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë teksa lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Shtetasi me inicialet N. B., banues në Vlorë, iu nështrua kontrollit fizik gjatë një operacioni, në Rrugën e Barrikadave.

Policia mundi të gjente dhe sekuestronte, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, me krehër dhe municion luftarak, një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 euro, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore për një shtetas që lëvizte i armatosur në Rrugën e Barrikadave, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Walker”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat