Vijëzohen vendkalimet e këmbësorëve pranë shkollave, Veliaj: Më shumë siguri për kalimtarët dhe nxënësit

Tirana

Vijëzohen vendkalimet e këmbësorëve pranë shkollave, Veliaj: Më shumë siguri për kalimtarët dhe nxënësit

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 11:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës po punon për të siguruar më shumë siguri pranë shkollave.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në rrjetin social shkruan se krahas pubimeve për ndërtimin e shkollave të reja, janë bërë dhe ndërhyrjet në shkollat ekzistuese në mënyrë që gjithçka të jetë gati këtë shtator për të pritur nxënësit për vitin e ri arsimor.

“Edhe pranë shkollës “Misto Mame”, përfundoi vijëzimi i vendkalimit të këmbësorëve!

Teksa presim nisjen e sezonit të ri shkollor, po punojmë për të siguruar më shumë siguri në rrugë për çdo kalimtar, e veçanërisht për nxënësit”, shkruan Veliaj. Ekipi i Mirëmbajtjes së Sinjalistikës punoi për vijëzimin e vendkalimit të këmbësorëve edhe te Shkolla e Kuqe, shkolla“Gjon Buzuku” dhe shkolla “Fan Noli”. Ndërkaq krahas pubimeve për ndërtimin e shkollave të reja, janë bërë dhe ndërhyrjet në shkollat ekzistuese në mënyrë që gjithçka të jetë gati këtë shtator për të pritur nxënësit për vitin e ri arsimor”, shkruan Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat