​Tirana e turistëve, sfidat që vijnë nga qarkullimi i shtuar prej vizitorëve

Tirana

​Tirana e turistëve, sfidat që vijnë nga qarkullimi i shtuar prej vizitorëve

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Ndryshe nga vitet e tjera, kryeqyteti gjatë të dielave, nuk është zbrazur nga qytetarët që i drejtohen plazheve, pasi ka dyndje turistësh që duan të njohin Tiranën, ç’ka ka ndikuar edhe në trafikun e automjeteve.

“Edhe pse ditë e diel gushti, kemi një fluks në qarkullimin rrugor, në ndryshim nga vitet e tjera. Kemi konstatuar shume turistë që lëvizin në kryeqytet me makina të huaja gjë që ka reflektuar edhe ne qarkullim”, thotë specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka.

Në fokus të Policisë Rrugore Tiranë është parandalimi i aksidenteve dhe goditja e shkeljeve të ndryshme që ndikojnë në sigurinë rrugore kryesisht alkooli dhe droga, raporton TCH.

“Kemi ngritur pika kontrolli për të evidentuar shkelje që ndikojnë në sigurinë rrugore si përdorimi në drejtim të mjetit të alkoolit dhe drogës. Prevalon përdorimi i alkoolit janë evidentuar mbi 100 raste. Ndërsa për përdorimin e lëndëve psikotrope kemi pasur 29 raste. Vijon të jetë një fenomen të cilin po e luftojmë”, shprehet Baka.

Nga ana tjetër, policia ka vënë në pranga 74 persona, të cilët pasi janë kapur në shkelje nga polici rrugor kanë tentuar ta korruptojnë atë me qëllim shmangien e gjobës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat