Konflikt në Tiranë, disa persona dhunojnë policin dhe vëllain e tij

Tirana

Konflikt në Tiranë, disa persona dhunojnë policin dhe vëllain e tij

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Një konflikt ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Tiranë, ku disa persona kanë dhunuar një punonjës policie dhe vëllain e tij që ndodhej bashkë me të.

Si pasojë e goditjeve që kanë marrë, efektivi i policisë dhe i vëllai janë dëmtuar dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se gjatë konfliktit, policit i ka rënë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje.

Ndërhohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat