Sherr masiv në një lokal nate në Tiranë, i përfshirë edhe një polic

Tirana

Sherr masiv në një lokal nate në Tiranë, i përfshirë edhe një polic

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Një konflikt mes 7 personash ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një lokal nate në zonën e ish Bllokut, në kryeqytet. Debati mes tyre ka qenë i çastit dhe për motive të dobëta.

Një prej personave të përfshirë në sherr është një 26 vjeçar punonjës policie, në komisariatin nr.1. Sipas burimeve, ai ka pasur armën e shërbimit me vete, por nuk është përdorur prej tij.

Të rinjtë janë zënë me sende të forta, si gota e shufër metalike. Në spital u dërguan 3 persona që morën plagë të lehta gjatë sherrit.

Për shkak se i përfshirë është edhe një punonjës policie, pjesë në hetime për të zbardhur të plotë motivin e ngjarjes është edhe Agjensia e Mbikqyrjes Policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat